Istog: Në veturë iu gjet kokainë, Policia ia bastis edhe dyqanin e banesën – Arrestohet i dyshuari, sekuestrohet veturë, telefon e para

Policia e Kosovës dje ka ndaluar një veturë me targa vendore në Istof, që e drejtonte një i dyshuar. Në veturë i është gjetur dhe konfiskuar kokainë e ndarë në 31 copa të mbështjella në qese të vogla. Antidroga e Policisë së Kosovës, ka bastisur edhe dyqanin dhe banesën e të dyshuarit, ku në banesë…

Lajme

06/04/2026 09:17

Policia e Kosovës dje ka ndaluar një veturë me targa vendore në Istof, që e drejtonte një i dyshuar.

Në veturë i është gjetur dhe konfiskuar kokainë e ndarë në 31 copa të mbështjella në qese të vogla.

Antidroga e Policisë së Kosovës, ka bastisur edhe dyqanin dhe banesën e të dyshuarit, ku në banesë e kanë gjetur edhe një qese me kokainë.

Ata kanë kontrolluar edhe dollapët e të dyshuarit që ishin në shfrytëzim personal në vendin e tij të punës, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Sasia e narkotikëve të konfiskuar ka rezultuar 17.4 gram. 

Lidhur me rastin janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i llojit Iphonë 17 pro, shuma e të hollave prej 3 mijë e 475 euro dhe një peshore elektronike.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. 2 Korriku, Istog 05.04.2026. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit të veturës  janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit kokainë e cila ishte e ndarë në 31 copë të mbështjella në qese të vogla. Njësiti i antidrogës së PK-së (DHTN) ka bërë bastisjen e një dyqani dhe banesës së të dyshuarit ku në banesë është gjetur edhe një qese e substancës së dyshuar narkotike e llojit të njëjtë. Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe dollapët e të dyshuarit që i ishin në shfrytëzim personal në vendin e tij të punës, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Sasia e narkotikëve të konfiskuar ka rezultuar 17.4 gram. Lidhur me rastin janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i llojit Iphone 17 Pro, shuma e të hollave prej 3.475 (tremijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro  dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për proceduar t% mëtejme ligjore”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/