Po kontrabandonin kafshë nga Maqedonia e Veriut, policia ndalon të dyshuarin në Zllakuqan

Një rast i kontrabandimit me mallra, më saktësisht me kafshë është raportuar dje në Zllakuqan. Patrulla policore kufitare gjatë patrullimit në zonën e përgjegjësisë në fshatin Zllakuqan ka identifikuar dhe ndaluar një mjet transportues (traktor me rimorkio). Gjatë kontrollit të mjetit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se në rimorkio ishin të ngarkuara pesë krerë kafshë (lopë)…

Lajme

06/04/2026 09:11

Një rast i kontrabandimit me mallra, më saktësisht me kafshë është raportuar dje në Zllakuqan.

Patrulla policore kufitare gjatë patrullimit në zonën e përgjegjësisë në fshatin Zllakuqan ka identifikuar dhe ndaluar një mjet transportues (traktor me rimorkio). Gjatë kontrollit të mjetit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se në rimorkio ishin të ngarkuara pesë krerë kafshë (lopë) dhe një viç!, të cilat nuk posedonin shenja matrikulare dhe as dokumentacion përkatës. Kafshët dyshohet se janë futur në mënyrë ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës, përmes rrugëve ilegale.

Policia ka njoftuar se personi i dyshimtë është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit.

Me këtë rast i njëjti ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kontrabandë me mallra – kafshë”. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori kompetent i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), i cili ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Me vendim të organeve kompetente, kafshët janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Republikës së Kosovës./Lajmi.net/