Shtërpcë: Pas një mosmarrëveshje mes dy personave, një tjetër pengon edhe reagimin e Policisë – Arrestohen tre të dyshuarit

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Shtërpcë është raportuar për një mosmarrëveshje verbale në mes të dy personave. Gjatë intervenimit të Policisë, një i dyshuar tjetër ka penguar Policinë për të vënë situatën nën kontroll. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku është konstatuar se të njëjtit janë nën ndikim të alkoolit.…

Lajme

06/04/2026 09:11

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Shtërpcë është raportuar për një mosmarrëveshje verbale në mes të dy personave.

Gjatë intervenimit të Policisë, një i dyshuar tjetër ka penguar Policinë për të vënë situatën nën kontroll.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku është konstatuar se të njëjtit janë nën ndikim të alkoolit.

Pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Nëntë Jugoviqët, Shtërpce 04.04.2026-23:55. Është raportuar për një mosmarrëveshje verbale në mes të dy të dyshuarëve m/k. Gjatë intervenimit  një i dyshuar tjetër m/k ka penguar policinë për vënien  e situatës nën kontroll. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku është konstatuar se të njëjtit janë nën ndikim të alkoolit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor. /Lajmi.net/