Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Të shtëna me armë zjarri pati dje në Lipë të Madhe të Pejës. Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një…

Lajme

06/04/2026 09:08

Të shtëna me armë zjarri pati dje në Lipë të Madhe të Pejës.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo pa ndonjë pasojë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 7.62 , një gëzhojë 7.62 dhe pesë fishekë të  njëjtit kalibër. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë për veprën “Kanosje’’ lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime./Lajmi.net/