Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në Llugë të Podujevës, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Llugë të Podujevës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe për pasojë tre persona janë lënduar. “Sot rreth orës…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Llugë të Podujevës.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe për pasojë tre persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/