​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

Në kuadër të javës së 27-të të ProCredit Superligës së Kosovës, Drenica dhe Prishtina kanë luajtur baras me rezultat 2-2, në një ballafaqim mjaft dramatik. Përkundër përpjekjeve të të dyja palëve për të marrë pikët e plota, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores, duke u mjaftuar me nga një pikë. Prishtina tani…

Sport

05/04/2026 18:14

Në kuadër të javës së 27-të të ProCredit Superligës së Kosovës, Drenica dhe Prishtina kanë luajtur baras me rezultat 2-2, në një ballafaqim mjaft dramatik.

Përkundër përpjekjeve të të dyja palëve për të marrë pikët e plota, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores, duke u mjaftuar me nga një pikë.

Prishtina tani renditet në pozitën e katërt me 42 pikë (nga 27 ndeshje), po aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë, duke mbetur kështu në luftë të fortë për një vend në garat evropiane.

Në anën tjetër, Drenica mbetet në zonën e kuqe, më saktësisht në vendin e nëntë me 29 pikë dhe i duhet të luftojë fort në ndeshjet e mbetura për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.