Abdixhiku uron besimtarët katolikë për Pashkët: Frymëzim për solidaritet dhe bashkim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. Mesazhi i tij u publikua në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook. Abdixhiku thekson se Pashkët janë një festë e shenjtë që simbolizon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen, rikthimin e besimit në vlerat më të…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. Mesazhi i tij u publikua në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook.
Abdixhiku thekson se Pashkët janë një festë e shenjtë që simbolizon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen, rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore dhe ringjalljen e shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Ai i ka uruar qytetarët përzemërsisht dhe ka bërë thirrje që kjo ditë të shërbejë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
Në postimin e tij Abdixhiku shkruan:
“Të dashur qytetarë të besimit katolikë, kjo festë e shenjtë shënon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore. Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve. Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, me besimin se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Gëzuar Pashkët!”. /Lajmi.net/