Kërcënoi familjen Haradinaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Korab Bajgorës
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, i dyshuar për kërcënim ndaj ish-kryeministrit dhe liderit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt, si dhe ndaj familjes së tij. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se Prokuroria Themelore…
Lajme
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, i dyshuar për kërcënim ndaj ish-kryeministrit dhe liderit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt, si dhe ndaj familjes së tij.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin K.B”, ka deklaruar Nikçi.
Derisa sipas informacioneve zyrtare, Korab Bajgora aktualisht ndodhet i hospitalizuar dhe po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë. /Lajmi.net/