Tri raste të dhunës në familje në vetëm 24 orë, një person arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Obiliq, Gjilan dhe Shtërpcë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Obiliq raportohet se një person tash e një kohë ushtron dhunë fizike, psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes. I dyshuari ndodhet në arrati. “Obiliq / 04.04.2026 – 15:27. Dyshohet se i…
Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Obiliq, Gjilan dhe Shtërpcë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Obiliq raportohet se një person tash e një kohë ushtron dhunë fizike, psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes. I dyshuari ndodhet në arrati.
“Obiliq / 04.04.2026 – 15:27. Dyshohet se i dyshuari m/k, bashkëshorti i viktimës f/k qe një kohe ushtron dhunë fizike, psikike dhe kanosje ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Në Gjilan një person u arrestua nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj prindit të tij.
“Gjilan / 03.04.2026 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj prindit të tij, viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Kurse, në Shtërpcë një person ka raportuar se dhëndri po ushtron dhunë ndaj vajzës së tij. Palët u liruan në procedurë të rregullt.
Rasti u iniciua si “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Shtërpcë 04.04.2026-09:00. Ankuesi m/k ka njoftuar se dhëndri i tij i dyshuari m/k është duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së ankuesit viktimës f/k me të cilën është i martuar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë të gjuetie pa leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.