Haxhiu nis detyrën si ushtruese e Presidentes me homazhe në Rezallë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të nis punën këtë diel teksa dje pranoi detyrën nga ish-presidentja, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, aktiviteti i saj i parë në këtë detyrë do të zhvillohet sot në orën 10:00, ku ajo do të bëjë homazhe në Rezallë. Kjo vizitë përkon me përvjetorin…

Lajme

05/04/2026 08:51

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të nis punën këtë diel teksa dje pranoi detyrën nga ish-presidentja, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, aktiviteti i saj i parë në këtë detyrë do të zhvillohet sot në orën 10:00, ku ajo do të bëjë homazhe në Rezallë.

Kjo vizitë përkon me përvjetorin e 27-të të Masakrës së Rezallës, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Më 5 prill 1999, forcat serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, ndërsa nga kjo masakër arritën të shpëtojnë vetëm tre persona.