Parku Kombëtar “Sharri” bëhet pjesë e Federatës EUROPARC

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Parku Kombëtar “Sharri” është bërë anëtar i Federatës EUROPARC. Në një postim, Pacolli shkroi se ​ky është një moment krenarie dhe një vlerësim i lartë ndërkombëtar për punën tonë në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit. “​Sharri është margaritari ynë, e ky anëtarësim na obligon…

Lajme

04/04/2026 23:18

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Parku Kombëtar “Sharri” është bërë anëtar i Federatës EUROPARC.

Në një postim, Pacolli shkroi se ​ky është një moment krenarie dhe një vlerësim i lartë ndërkombëtar për punën tonë në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

“​Sharri është margaritari ynë, e ky anëtarësim na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë edhe më tej këtë pasuri të rrallë” thotë Pacolli.

Federata EUROPARC është rrjeti për trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Evropës.

Federata punon për të përmirësuar menaxhimin e zonave të mbrojtura në Evropë, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të ideve dhe përvojave, si dhe duke ndikuar në politika.

Ky është postimi i plotë i ministres Pacolli:

Lajm i jashtëzakonshëm!

​Parku Kombëtar “Sharri” tashmë është pjesë e familjes së madhe evropiane si anëtar i Federatës EUROPARC!

​Ky është një moment krenarie dhe një vlerësim i lartë ndërkombëtar për punën tonë në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

Ky sukses na motivon edhe më shumë për të vazhduar me hapa të sigurt drejt mbrojtjes dhe promovimit të pasurive tona natyrore.

​Një falënderim i përzemërt për drejtorin Nail Kryeziu dhe të gjithë punëtorët e Parkut për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm.

​Sharri është margaritari ynë, e ky anëtarësim na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë edhe më tej këtë pasuri të rrallë.