Të shtëna në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur dhe një arrestim

Një ngjarje e frikshme me armë zjarri tronditi orët e para të mëngjesit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Sipas burimeve të lajmi.net, incidenti ka ndodhur brenda një lokali, ku dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor. Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, në një prononcim për lajmi.net…

Lajme

04/04/2026 12:13

Një ngjarje e frikshme me armë zjarri tronditi orët e para të mëngjesit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Sipas burimeve të lajmi.net, incidenti ka ndodhur brenda një lokali, ku dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, në një prononcim për lajmi.net dha detaje për ngjarjen.

“Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit jane duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore.”, tha Pllana./lajmi.net/