Kushtetuta në provë: A do të shkelë Albulena Haxhiu nenin 139 pasi të bëhet u.d e Presidentes?
Sot Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nis një fazë të re politike duke marrë edhe detyrën e Ushtruese e Detyrës së Presidentes, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit. Ceremonia e pranim-dorëzimit do të zhvillohet në orën 16:00, dhe sipas Kushtetutës, Haxhiu mund të mbajë këtë detyrë për maksimum 6 muaj, transmeton lajmi.net. Por marrja…
Lajme
Sot Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nis një fazë të re politike duke marrë edhe detyrën e Ushtruese e Detyrës së Presidentes, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.
Ceremonia e pranim-dorëzimit do të zhvillohet në orën 16:00, dhe sipas Kushtetutës, Haxhiu mund të mbajë këtë detyrë për maksimum 6 muaj, transmeton lajmi.net.
Por marrja e përgjegjësive të dyfishta nuk është vetëm një formalitet.
Në tavolinën e saj qëndron vendimi për anëtarin e dhjetë të KQZ-së, një post i cili, sipas praktikës së vitit 2021 dhe ligjit kushtetues, i takon PDK-së.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar emërimin e një anëtari të tretë, një hap që mund të çojë Haxhiun përballë një konflikti kushtetues dhe Gjykatës Kushtetuese.
Njohësit e Kushtetutës paralajmërojnë se emërimi i kandidatëve jashtë radhës mund të konsiderohet shkelje e nenit 139, duke vendosur UD-në e Presidentes në një situatë delikate ligjore.
Nga ana tjetër, PDK-ja ka paralajmëruar reagime ligjore nëse e drejta e saj për përfaqësim në KQZ nuk respektohet, duke rrezikuar një krizë politike në vend.
Ky moment shënon një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike, pasi Haxhiu duhet të balancojë rolin e kryeparlamentares me detyrat e Presidentes në një periudhë ku institucionet kërkojnë stabilitet. Nëse ajo vendos të favorizojë VV-në në këtë proces, pasoja mund të jenë serioze dhe të ndikojnë në legjitimitetin e saj si UD e Presidentes.
Në përfundim, dita e sotme nuk është vetëm një ceremoniale e zakonshme. Është fillimi i një kapitulli që do të testojë aftësinë e Haxhiut për të respektuar Kushtetutën dhe për të menaxhuar presionin politik të partisë së saj në një moment kritik për institucionet e Kosovës./lajmi.net/