E çuditshme, Gashi ka pritur lëvdata për ekspozitën skandaloze: Prisja të thonë “shumë e mirë”, rregulloje këtë pasaktësi

Autori i ekspozitës skandaloze, Shkëlzen Gashi, është deklaruar rreth kritikave ndaj veprës së tij. Ai ka bërë me diej se ka pritur lëvdata për këtë ekspozitë, e cila u kritikuar për shtrembërim të së vërtetës rreth Masakrës së Dubravës dhe disa masakrave tjera. Në emisionin e tij “nerv”, Gashi ka thënë se sulmet ndaj tij…

Lajme

04/04/2026 10:42

Autori i ekspozitës skandaloze, Shkëlzen Gashi, është deklaruar rreth kritikave ndaj veprës së tij.

Ai ka bërë me diej se ka pritur lëvdata për këtë ekspozitë, e cila u kritikuar për shtrembërim të së vërtetës rreth Masakrës së Dubravës dhe disa masakrave tjera.

Në emisionin e tij “nerv”, Gashi ka thënë se sulmet ndaj tij ishin të orkestruara.

“Për bindjen teme, edhe nëse s’kanë qenë të orkestruara paraprakisht, prej atij momenti e tutje, janë bo të orkestruara. Ka qenë një reagim shumë i furishëm i njerëzve, në vend që me pas një reagim kështu me thanë ‘’qy qekjo ekspozitë shumë e mirë por qetu ka një pasaktësi që duheni me evidentu’’. Për mu u kanë krejt e habitshme’’, ka thënë Gashi.