Policia ia konfiskon dy armë Korab Bajgorës personit që e kërcënoi Ramush Haradinajn
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Pejë Korab Bajgorën, i dyshuar për kërcënime ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas publikimit të një videoje në rrjetin social Facebook. VIDEO: Momenti i arrestimit të Korab Bajgorës Në video, i dyshuari transmetonte drejtpërdrejt dhe përdorte gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj Haradinajt dhe…
Lajme
NGACMIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./lajmi.net/