Përplasje fizike mes babait dhe vajzës në Obiliq, të dy përfundojnë në trajtim mjekësor

Një incident familjar është raportuar mbrëmjen e 3 prillit në Obiliq, ku një mosmarrëveshje mes dy anëtarëve të familjes ka eskaluar në përplasje fizike. Sipas informacioneve, në rast janë përfshirë një burrë dhe vajza e tij, të dy shtetas të Kosovës, transmeton lajmi.net. Si pasojë e konfliktit, të dy kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë…

Lajme

04/04/2026 08:46

Një incident familjar është raportuar mbrëmjen e 3 prillit në Obiliq, ku një mosmarrëveshje mes dy anëtarëve të familjes ka eskaluar në përplasje fizike.

Sipas informacioneve, në rast janë përfshirë një burrë dhe vajza e tij, të dy shtetas të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e konfliktit, të dy kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Pas ndërhyrjes së policisë, palët janë intervistuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Raporti i plotë; 

Obiliq 03.04.2026 – 20:00. Pas një mosmarrëveshje në familje, janë përfshirë në rast, e dyshuara femër dhe i dyshuari mashkull kosovar (babë e vajzë). Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe  pas intervistimit  me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/