“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për veprime të menjëhershme” – PDK kritikon Qeverinë për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të thellë për “papërgjegjësinë dhe mungesën e seriozitetit të Qeverisë së Kosovës përballë krizës së rëndë ekonomike që po godet çdo familje në vend.” Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohej për rritjen e çmimit të naftës, shërbimeve, tatimeve dhe inflacionit, PDK akuzon se…

Lajme

03/04/2026 19:37

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të thellë për “papërgjegjësinë dhe mungesën e seriozitetit të Qeverisë së Kosovës përballë krizës së rëndë ekonomike që po godet çdo familje në vend.”

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohej për rritjen e çmimit të naftës, shërbimeve, tatimeve dhe inflacionit, PDK akuzon se Kryeministri, ministrat dhe deputetët e shumicës parlamentare “bojkotuan për një pjesë të konsiderueshme të saj.” Partia e cilëson këtë veprim si “shpërfillje të hapur ndaj qytetarëve që çdo ditë po përballen me rritje të kostos së jetës dhe varfërim në rritje.”, transmeton lajmi.net.

Sipas PDK-së, çmimi i naftës në Kosovë ka arritur 2 euro e 3 cent, një rritje që reflekton drejtpërdrejt në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve bazë. “Në vend të reagimit të shpejtë dhe masave konkrete, qytetarët po përballen me heshtje dhe mungesë veprimi institucional,” thekson partia.

PDK kritikon gjithashtu Kryeministrin për mënyrën se si trajtoi çështjen në seancë, duke thënë se ai “zgjodhi të shfrytëzojë kohën për lojëra fjalësh dhe interesa partiake, në vend që të ofrojë zgjidhje konkrete për lehtësimin e barrës së qytetarëve.”

Partia Demokratike e Kosovës thekson se kjo qasje e Qeverisë është “jo vetëm e papranueshme, por edhe e dëmshme për stabilitetin ekonomik dhe social të vendit.”

Prandaj, PDK i bën thirrje Qeverisë që “urgjentisht të hartojë dhe të zbatojë një pako emergjente për përballimin e krizës ekonomike, e cila duhet të përfshijë masa konkrete për uljen e barrës financiare ndaj qytetarëve, mbështetje për familjet dhe bizneset.” Partia nënvizon se qytetarët e Kosovës “kanë nevojë për veprime të menjëhershme.”

Komunikata e plotë: 

PDK: Qeveria bojkotoi qytetarët në krizë, kërkojmë pako emergjente për përballimin e rritjes së çmimeve

Prishtinë, 3 prill – Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për papërgjegjësinë dhe mungesën e seriozitetit të Qeverisë së Kosovës përballë krizës së rëndë ekonomike që po godet çdo familje në vend.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për rritjen e çmimit të naftës, shërbimeve, tatimeve dhe inflacionit, Kryeministri, ministrat dhe deputetët e shumicës parlamentare bojkotuan për një pjesë të konsiderueshme të saj. Ky veprim përbën një shpërfillje të hapur ndaj qytetarëve që çdo ditë po përballen me rritje të kostos së jetesës dhe varfërim në rritje.

Sot, çmimi i naftës në Kosovë ka arritur në 2 euro e 3 cent, duke reflektuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve bazë. Në vend të reagimit të shpejtë dhe masave konkrete, qytetarët po përballen me heshtje dhe mungesë veprimi institucional.

Edhe kur u rikthye në seancë, Kryeministri zgjodhi të shfrytëzojë kohën për lojëra fjalësh dhe interesa partiake, në vend që të ofrojë zgjidhje konkrete për lehtësimin e barrës së qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo qasje e Qeverisë është jo vetëm e papranueshme, por edhe e dëmshme për stabilitetin ekonomik dhe social të vendit.

Prandaj, PDK i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht të hartojë dhe të zbatojë një pako emergjente për përballimin e krizës ekonomike, e cila duhet të përfshijë masa konkrete për uljen e barrës financiare ndaj qytetarëve, mbështetje për familjet dhe bizneset. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për veprime të menjëhershme./lajmi.net/