Kosova me arritje historike, rënditet e 78-ta në ranglistën botërore të FIFA-s
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës ka arritur një rezultat historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke zënë pozitën e 78-të – niveli më i lartë që ekipi ka arritur ndonjëherë. Në postimin e saj në rrjetet sociale, FFK shkruan: “Nga pozita e 190-të në korrik të vitit 2016,…
Sport
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës ka arritur një rezultat historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke zënë pozitën e 78-të – niveli më i lartë që ekipi ka arritur ndonjëherë.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, FFK shkruan: “Nga pozita e 190-të në korrik të vitit 2016, Dardanët kanë shënuar një ngritje të jashtëzakonshme falë punës dhe përkushtimit të futbollistëve tanë.” Postimi përfshinte edhe katër fotografi që ilustrojnë historikun e Kombëtares dhe progresin e saj në ranglistë, transmeton lajmi.net.
FFK thekson se Kombëtarja ka treguar fuqinë e saj edhe gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës, duke përballuar ekipe të forta dhe duke demonstruar lojë të organizuar dhe konkurruese. “E ardhmja është e ndritur!”, shkruan Federata, duke shprehur optimizmin për performancat e ardhshme të ekipit.
Megjithatë, Kosova nuk e pati fatin në finalen e play-off-it kundër Turqisë, ku u mund 0:1, një sfidë që nuk e pengon progresin historik të Kombëtares.
Njoftimi i plotë: