Skandali milionësh në Byronë e Sigurimeve: Supremja heq paraburgimin për Florent Sylejmanin, ia zëvendëson me arrest shtëpiak
Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që t’i ndryshojë masën e sigurisë Florent Sylejmanit, i cili është i përfshirë në një rast të dyshuar për keqpërdorime financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Pas shqyrtimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e tij, gjykata ka vendosur që ai të lirohet nga…
Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që t’i ndryshojë masën e sigurisë Florent Sylejmanit, i cili është i përfshirë në një rast të dyshuar për keqpërdorime financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Pas shqyrtimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e tij, gjykata ka vendosur që ai të lirohet nga paraburgimi dhe të vendoset në arrest shtëpiak, transmeton lajmi.net
Ky vendim vjen pasi janë kundërshtuar aktvendimet e mëparshme të Gjykatës Themelore në Prizren dhe të Gjykatës së Apelit.
Rasti në fjalë përfshin disa persona të dyshuar, të cilët përballen me akuza të ndryshme penale, përfshirë keqpërdorimin e besimit, tejkalimin e autorizimeve në veprimtari ekonomike, si dhe falsifikimin e dokumenteve.
Supremja ka vlerësuar se kërkesa e mbrojtjes është e bazuar dhe, si rezultat, ka ndryshuar vendimet e shkallëve më të ulëta.
Sipas vendimit të ri, masa e arrestit shtëpiak ndaj Sylejmanit do të jetë në fuqi deri më 8 prill 2026.
Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se paraburgimi duhet të përdoret vetëm në raste kur nuk ekzistojnë alternativa më të buta për të garantuar zhvillimin e rregullt të procedurës.
Në këtë rast konkret, është konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që i pandehuri paraqet rrezik për arratisje, ndikim mbi dëshmitarët apo përsëritje të veprave penale.
Njoftimi i plotë: