Policia Kufitare e Jugut ndalon veturën serbe, hyri në mënyrë ilegale në Kosovë me mallra të kontrabanduara

Njësia Task Forcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, ka arritur të identifikojë një automjet me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë në mënyrë ilegale nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Pas përcjelljes, automjeti është ndaluar në magjistralen Bujanocë–Gjilan. Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga personi me…

Lajme

03/04/2026 15:57

Njësia Task Forcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, ka arritur të identifikojë një automjet me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë në mënyrë ilegale nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas përcjelljes, automjeti është ndaluar në magjistralen Bujanocë–Gjilan.

Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga personi me inicialet H.L., 35 vjeç, shqiptar, shtetas i Serbisë, janë gjetur mallra të kontrabanduara – VEP (pajisje elektronike për avullim, të njohura si cigare elektronike/vape), si në vijim:

• CROWN Bar – 10 × 5 pako = 50 copë

• VOZOL – 12 × 10 pako = 120 copë

• AIRMEZ Fox – 10 × 10 pako = 100 copë

• VOZOL – 5 × 1 = 5 copë

Gjithsej: 275 copë

Për mallin e lartcekur, i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përcjellës.

Malli është sekuestruar nga njësitet e Policisë Kufitare dhe do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

Sipas vlerësimeve të bazuara në çmimet e tregut (pa përfshirë detyrimet doganore dhe akcizën), vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 5,325 euro.

Pas konsultimit me prokurorin përkatës, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli është konfiskuar.

Task Forca thekson përkushtimin e saj të vazhdueshëm në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive ilegale që dëmtojnë ekonominë e vendit dhe interesat e qytetarëve, duke riafirmuar vendosmërinë për të vepruar me efikasitet në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në territorin e Republikës së Kosovës.