Aro Muric: Ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka reaguar me një mesazh emocional pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Muric u shpreh krenar për ekipin dhe rrugëtimin që kanë bërë së bashku, pavarësisht rezultatit negativ. “Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe…
Sport
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka reaguar me një mesazh emocional pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Muric u shpreh krenar për ekipin dhe rrugëtimin që kanë bërë së bashku, pavarësisht rezultatit negativ.
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup lojtarësh kaq të guximshëm dhe të bashkuar. Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vend dhe në mbarë botën për besimin dhe mbështetjen” – shkroi ai.
Portieri theksoi se në futboll fitoret dhe humbjet ndahen së bashku, por sipas tij ajo që ka arritur kjo skuadër shkon përtej rezultateve, derisa në fund, ai dha një mesazh motivues për gjeneratat e reja, duke theksuar se kjo është vetëm fillimi.
“Në futboll fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. I kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri. Për gjeneratën e ardhshme kjo është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë” – shtoi Muric.
Reagimi i gardianit të Kosovës reflekton unitetin dhe besimin brenda skuadrës së Kosovës, pavarësisht humbjes ndaj Turqisë.