Gjilan: Policia shqipton 1,647 gjoba dhe konfiskon mbi 70 mjete gjatë kontrolleve të trafikut
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, ka zhvilluar kontrolle intensive në trafik gjatë periudhës 27.03.2026 – 02.04.2026, duke shqiptuar gjithsej 1,647 gjoba. Gjatë këtyre veprimeve janë hetuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 21 aksidente me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar: 32 gjoba për…
Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, ka zhvilluar kontrolle intensive në trafik gjatë periudhës 27.03.2026 – 02.04.2026, duke shqiptuar gjithsej 1,647 gjoba.
Gjatë këtyre veprimeve janë hetuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 21 aksidente me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar:
32 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
21 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit,
14 gjoba për modifikime të paautorizuara të automjeteve (xhama të errësuar),
**36 masa ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike.
Në kuadër të planeve operative për siguri, policia ka fokusuar kontrollin e motoçikletave, skuterëve, trotineteve dhe mjeteve tjera, duke konfiskuar nga 23.03 deri më 02.04.2026:
59 motoçikleta,
14 trotinete,
6 mjete tjera,
si dhe shqiptuar:
35 gjoba për motoçikleta pa regjistrim,
31 gjoba për drejtues pa patentë shoferi,
11 gjoba për mos përdorim të helmetës gjatë drejtimit të motoçikletës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se respektimi i dokumenteve valide dhe rregullave të trafikut shpëton jetë dhe bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, në mënyrë që të rritet siguria rrugore në rajon.