Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve
Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës ku në fokus është shqyrtimi i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky projektligj vjen në një kohë kur vendi po përballet me rritje të çmimeve, sidomos të naftës dhe disa produkteve të tjera bazë,…
Lajme
Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës ku në fokus është shqyrtimi i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ky projektligj vjen në një kohë kur vendi po përballet me rritje të çmimeve, sidomos të naftës dhe disa produkteve të tjera bazë, si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme që nga muaji shkurt, raporton lajmi.net
Një ligj i ngjashëm, që parashihte vendosjen e çmimeve tavan, ishte rrëzuar në mandatin e kaluar nga Gjykata Kushtetuese, çka e bën këtë nismë edhe më të ndjeshme nga aspekti ligjor dhe ekonomik.
Përveç kësaj pike, në rend dite të mbledhjes së sotme janë përfshirë edhe disa çështje të tjera që pritet të trajtohen nga kabineti qeveritar./Lajmi.net/