Dështon mbledhja e Komisionit për ekonomi, mungojnë deputetët e VV-së
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion të Kuvendit të Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 09:00, është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. Në rend dite ishte paraparë raportimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, një çështje me rëndësi të veçantë për sektorin energjetik…
Lajme
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion të Kuvendit të Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 09:00, është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.
Në rend dite ishte paraparë raportimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, një çështje me rëndësi të veçantë për sektorin energjetik në vend, raporton lajmi.net
Megjithatë, mbledhja nuk ka mundur të nisë pasi në sallë nuk kanë qenë të pranishëm deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke pamundësuar kështu plotësimin e numrit të nevojshëm për vendimmarrje./Lajmi.net/