Në ditët e fundit të mandatit Osmani organizon event me Tayna-n, menaxherin e Yllit e kompani që ia organizonin udhëtimet

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është në ditët e fundit të mandatit presidencial. E mbrëmë ajo zgjodhi që të mbajë një event, ku kishte ftuar disa fytyra publike si artistë e kompani që bëjnë organizime udhëtimesh. Vjosa Osmani organizoi këtë event duke mbledhur afër vetes artist si Tayna, menaxherin e Yll Limanit dhe disa prej…

Lajme

03/04/2026 09:31

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është në ditët e fundit të mandatit presidencial.

E mbrëmë ajo zgjodhi që të mbajë një event, ku kishte ftuar disa fytyra publike si artistë e kompani që bëjnë organizime udhëtimesh.

Vjosa Osmani organizoi këtë event duke mbledhur afër vetes artist si Tayna, menaxherin e Yll Limanit dhe disa prej prezantueseve nëpër televizione e radio.

Në fund të mandatit Osmani vendosi që përmes Presidencës së Kosovës të bëjë një organizim të tillë, derisa kanë mbetur edhe  dy ditë për të mbyllur mandatin.

Duhet përmendur faktin se Osmani është nga zyrtarët e paktë që nga zyra e saj asnjëherë nuk pranuan që t’i bëjnë publike shpenzimet të cilat ajo pati përgjatë mandatit të saj./Lajmi.net/