Mblidhet Qeveria – shqyrtohen masat për produktet bazë
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e sotme. Pikërisht, në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Si pasojë e situatës në…
Lajme
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e sotme.
Pikërisht, në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme, që nga shkurti edhe në Kosovë ka nisur shtrenjtimi i naftës dhe i disa produkteve tjera.
Në rend dite, në mbledhjen e Qeverisë janë edhe disa pika të tjera.
