Sylejmani flet për herë të parë pse askush nuk ishte në Prekaz më 5 mars: Kolona e blindume serbe ka hy edhe në fshatin tim, kam pritë që e shpjegojnë edhe shokët tjerë

Ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi i njohur me nofkën “Sulltani”, tha se më 5 mars forcat serbe ia kishin mësy fshatit të tij Aqarevës. Për herë të parë Selimi rrëfeu detaje të padëgjuara për 5 marsin. “Para se me ardhë 5 marsi forcat serbe kanë filluar të grumbullohen, ne kemi vëzhgu…

Lajme

02/04/2026 20:18

Ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi i njohur me nofkën “Sulltani”, tha se më 5 mars forcat serbe ia kishin mësy fshatit të tij Aqarevës.

Për herë të parë Selimi rrëfeu detaje të padëgjuara për 5 marsin.

“Para se me ardhë 5 marsi forcat serbe kanë filluar të grumbullohen, ne kemi vëzhgu dhe e kemi ditë që një ditë do të ndodhë. Por me 5 mars nuk e kemi ditë që sulmohet vetëm Prekazi. Faktikisht me 5 mars kanë sulmu Prekazin, por krejt kolona e blindume kanë ardhë për me hy në fshatin tim…Kam pritë që këtë e shpjegojnë edhe shokët e tjerë”, tha Selimi në Frontal.