OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale për vendimin e fundit: Cenon procesin e drejtë
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykata Speciale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë. Në reagimin e saj publik, OVL-UÇK shpreh shqetësimin për lejimin e Prokurorisë që, pas mbylljes së rastit, të dorëzojë materiale të reja, të cilat janë…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykata Speciale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë.
Në reagimin e saj publik, OVL-UÇK shpreh shqetësimin për lejimin e Prokurorisë që, pas mbylljes së rastit, të dorëzojë materiale të reja, të cilat janë cilësuar si “njoftime” dhe jo si prova, raporton lajmi.net
Sipas kësaj organizate, një veprim i tillë përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon barazinë mes palëve në proces.
Postimi i plotë:
Ky vendim i fundit i Gjykatës Speciale është një tjetër goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë.
Pas mbylljes së rastit, lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja, duke i quajtur ato “njoftime” e jo “prova” përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces.
Në këtë mënyrë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tonë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm.
Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta./Lajmi.net/