Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut
Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, por edhe të vendeve të QUINT-it, gjatë së enjtes kanë qëndruar në Mitrovicë të Veriut. Për këtë vizitë, ka njoftuar ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, Eva Palatova. Ajo ka njoftuar se kjo vizitë bashkë…
Lajme
Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, por edhe të vendeve të QUINT-it, gjatë së enjtes kanë qëndruar në Mitrovicë të Veriut.
Për këtë vizitë, ka njoftuar ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, Eva Palatova.
Ajo ka njoftuar se kjo vizitë bashkë me përfaqësues të shteteve të QUINT-it ka pasur për qëllim të njoftohen për procedurat në Zyrën për Regjistrimin Civil të Komunës, që ndodhen në Mitrovicë të Veriut.
Palatova ka thënë se kanë inkurajuar banorët e kësaj komune që të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit rreth Ligjit për të Huajt dhe ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb në Kosovë për zbatimin e saj.
“Ne i inkurajuam banorët vendas të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit. BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb të Kosovës për zbatimin e saj”, ka shkruar ajo.