Portieri turk shtrohet në spital pas ndeshjes me Kosovën

Pas ndeshjes historike të Turqisë ndaj Kosovës të martën, portieri i përfaqësueses turke, Ugurcan Çakir, u shtrua në spital në Stamboll për shkak të një virusi, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët. Sipas mediave turke, Galatasaray është shqetësuar se Çakir mund të mos jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e rëndësishme ndaj…

Sport

02/04/2026 17:35

Pas ndeshjes historike të Turqisë ndaj Kosovës të martën, portieri i përfaqësueses turke, Ugurcan Çakir, u shtrua në spital në Stamboll për shkak të një virusi, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.

Sipas mediave turke, Galatasaray është shqetësuar se Çakir mund të mos jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Trabzonsporit këtë fundjavë.

Siç raporton “Sozcu”, portieri kishte pasur probleme shëndetësore edhe gjatë ndeshjes me Kosovën dhe menjëherë pas rikthimit në Turqi u paraqit në spital të mërkurën.

Çakir luajti një rol kyç për Turqinë në fitoren 1:0 ndaj Kosovës, duke bërë disa pritje të rëndësishme që ndihmuan ekipin të sigurojë kualifikimin për Botërorin.

Ndeshja ndaj Trabzonsporit do të jetë vendimtare në garën për titull, ku Galatasaray prin me 64 pikë, ndërsa Trabzoni renditet i treti me katër pikë më pak.