Konjufca takon ambasadorin Malaj, diskutohet për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku është diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta mes Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë…

Lajme

02/04/2026 16:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku është diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta mes Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në interesat strategjike të përbashkëta kombëtare. Gjatë bisedës, palët u fokusuan në rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe në harmonizimin e qëndrimeve në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të interesave të përbashkëta, duke synuar një veprim më të unifikuar në çështjet me interes për të dy vendet.

Ambasadori Malaj e ftoi Konjufcën të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, një ngjarje e përvitshme e organizuar nga Republika e Shqipërisë, e cila synon forcimin e lidhjeve me diasporën dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta në funksion të qëllimeve kombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme ka theksuar se thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë mbetet një prioritet i vazhdueshëm për Kosovën, në funksion të avancimit të interesave të përbashkëta. /Lajmi.net/