Haradinaj godet ashpër Kurtin: Mashtruesi i vërtetë po blen energji dhe po ushqen zagarët që fyejnë shqiptarët
Ish-kryeministri dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka eskaluar tonin ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit, duke e akuzuar për korrupsion dhe manipulim me energjinë dhe mediat. “Edhe sot erdhi mashtrusi para nesh me një mashtrim ideal. Oligarkët te kryeministri janë duke shitur e blerë energji, e çdo ditë shtohen njerëz…
Lajme
Ish-kryeministri dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka eskaluar tonin ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit, duke e akuzuar për korrupsion dhe manipulim me energjinë dhe mediat.
“Edhe sot erdhi mashtrusi para nesh me një mashtrim ideal. Oligarkët te kryeministri janë duke shitur e blerë energji, e çdo ditë shtohen njerëz të afërt me këtë rrjet. Kjo duhet të ndalet dhe të ketë korrigjim të menjëhershëm,” tha Haradinaj.
Ai gjithashtu kritikoi Kurtin rreth deklarimit për financimin e mediave në Kosovë: “Po thotë që po financohen mediat, por dëgjoni çfarë po thotë ai – ky shpenzon më shumë para duke ushqyer zagarët që fyjnë shqiptarët”.
Fjala e tij ka theksuar thellësinë e mosmarrëveshjeve mes AAK-së dhe Qeverisë aktuale, duke ngritur shqetësime mbi transparencën dhe mënyrën e menaxhimit të institucioneve nga ekzekutivi.
Derisa Haradinaj, edhe i është ndërprerë fjala nga kryesesja e Kuvendit. /Lajmi.net/