Kadrijaj akuza qeverisë: Po fyhen viktimat duke mos trajtuar draft-rezolutën

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj kritikoi qeverinë pasi propozimi i Partisë Demokratike për shtimin e draft-rezolutës për mbrojtjen e së vërtetesës nuk u fut në redn ditë si pikë e parë. Ajo adresoi kritika dhe pyeti se çfarë dëshire ka qeveria për mosvotimin e draft-rezolutës. “Muaji që lamë pas, muaji mars,…

Lajme

02/04/2026 12:25

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj kritikoi qeverinë pasi propozimi i Partisë Demokratike për shtimin e draft-rezolutës për mbrojtjen e së vërtetesës nuk u fut në redn ditë si pikë e parë.

Ajo adresoi kritika dhe pyeti se çfarë dëshire ka qeveria për mosvotimin e draft-rezolutës.

“Muaji që lamë pas, muaji mars, është muaj i epopeve të rëndësishme në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Epopeja e UÇK-së, epopeja e Dukagjinit, po ashtu janë përvjetorët e masakrave të kryera në Kosovë nga regjimi serb. Dje, kryeministri Kurti ka qenë në masakrën në Krushë, para disa ditësh ishim për t’i nderuar viktimat në Beleg të Deçanit ku ende ka të pagjetur. A kemi të drejtë ne si shtet t’i fyejmë këto viktima? Nuk kemi të drejtë. Ne po bëjmë padrejtësi. E po me ndjenjë keq se çfarë dëshire ka kjo qeveri, bën një rezolutë e cila nuk është politike për me i mbrojtë vlerat e luftës. Kemi sikur kundërshtim se ku të vendoset në rendin e ditës një rezolutë e tillë, atje në fillim, atje në fund“, tha ajo.

Ajo gjithashtu pati edhe një kërse për ministrin Andin Hoti .

“Unë po i lutem ministrit amendoni ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës. Ti Andin si djali i Ukshin Hotit, njeriu që ende nuk është gjetur dhe nuk dihet për varrin e tyre ashtu siç dihet edhe për shumë viktima të tjera. Historia të nderuar, jo të qeverisë, po të qytetarëve të Kosovës, nuk ndryshohet. Nuk mundeni me ndryshuar me këto ligjërime që po i bëni edhe me këtë organizim që po e bëni. Tërhiqne edhe librin për masakrat në Kosovë të Shkelzen Gashit, i cili ka shkruar të pavërteta që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e që ai libër është shpërndarë nëpër vende të tjera. Domethënë vetë shteti i Kosovës ka shpërndarë libra me të pavërteta për të prezantuar një të pavërtetë në vende të ndryshme të Evropës. Marre dhe sado që të votohet kjo rezolutë, po edhe të ashpërsoni sa më shpejt ligjin për mbrojtjen e luftës“, u shpreh ajo.