LDK përkrah rezolutën e PDK-së: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për të trajtuar çështjen e ekspozitës së Shkëlzen Gashit. Kështu deklaroi shefja e GP Jehona Lushaku. “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqytuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për…

Lajme

02/04/2026 11:31

LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për të trajtuar çështjen e ekspozitës së Shkëlzen Gashit.

Kështu deklaroi shefja e GP Jehona Lushaku.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqytuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribojmë në komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute”, deklaroi ajo.

Ekspozita në fjalë ngjalli reagime të ashpra në opinion për shkak të dhënave të pasakta rreth Masakrës së Dubravës dhe masakrave të tjera.

Kjo u quajt si ofendim ndaj familjes së viktimave.