Tentoi të kalojë ilegalisht kufirin, ndalohet qytetari në Leposaviq

Policia e Kosovës ka ndaluar një qytetar nën dyshimin për tentim të kalimit të paautorizuar të kufirit në pikën kufitare Koshuticë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte tentuar të kalonte kufirin drejt Serbisë, brenda automjetit të të cilit janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar…

Lajme

02/04/2026 10:04

Policia e Kosovës ka ndaluar një qytetar nën dyshimin për tentim të kalimit të paautorizuar të kufirit në pikën kufitare Koshuticë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte tentuar të kalonte kufirin drejt Serbisë, brenda automjetit të të cilit janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor për procedurat e nevojshme.

Policia apelon qytetarët për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim në parandalimin e këtyre rasteve.