Ferizaj: Në rimorkion e kamionit ju gjetën shtatë migrantë, i dyshuari pas intervistimit lirohet

Në fshatin Babush të Ferizajt, dje pas mesnate është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar. Policia gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij, ka gjetur shtatë shtetas të huaj. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa shtatë migrantët janë akomoduar në qendrën e pritjes për migrantë.…

Lajme

02/04/2026 09:10

Në fshatin Babush të Ferizajt, dje pas mesnate është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar.

Policia gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij, ka gjetur shtatë shtetas të huaj.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa shtatë migrantët janë akomoduar në qendrën e pritjes për migrantë.

“Fsh. Babush, Ferizaj 01.04.2026-01:30. Lidhur me veprën e lartcekur është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes per migrantë”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/