Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet
Kreu i NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve ndaj sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke i dalë në mbështetje publike, Ai kritikoi ashpër gjuhën fyese ndaj lojtarëve që përfaqësojnë vendin, duke theksuar se sulme të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë kosovare. Postimi i plotë: Vedat, mos u mërzit. Çdo shtëpi e…
Lajme
Kreu i NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve ndaj sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke i dalë në mbështetje publike,
Ai kritikoi ashpër gjuhën fyese ndaj lojtarëve që përfaqësojnë vendin, duke theksuar se sulme të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë kosovare.
Postimi i plotë:
Vedat, mos u mërzit. Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet. Të tillët e kanë thuajse në natyrë me fyer e me etiketuar ata që me zemër i kanë shërbyer dhe i shërbejnë atdheut. Kështu kanë shpifur e etiketuar edhe për UÇK-në gjatë luftës dhe vazhdojnë edhe sot.
Ata, kur shpifin, nisen nga vetja e tyre, sepse nuk e kanë brumin për t’i shërbyer atdheut e për të qenë krenarë me zemër. Janë thjesht zëra që nuk përfaqësojnë vlerat e këtij vendi.
Mirënjohje për ty dhe ekipin, për emocionin dhe dashurinë që po ua transmetoni fëmijëve tanë për fanellën dhe shtetin. Vazhdo me kokën lart, jemi krenarë me ju!