“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend”, Albian Hajdari me reagim emocional pas humbjes

Albian Hajdari ka reaguar publikisht pas humbjes së Kosovës me rezultat 0:1 ndaj Turqisë në finalen e playoff-it, duke dhënë një mesazh emocional dhe motivues për tifozët dhe ekipin. Mbrojtësi kosovar, i cili u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë pas një lëndimi në kokë, theksoi se pavarësisht rezultatit negativ, krenaria për…

Sport

01/04/2026 21:04

Albian Hajdari ka reaguar publikisht pas humbjes së Kosovës me rezultat 0:1 ndaj Turqisë në finalen e playoff-it, duke dhënë një mesazh emocional dhe motivues për tifozët dhe ekipin.

Mbrojtësi kosovar, i cili u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë pas një lëndimi në kokë, theksoi se pavarësisht rezultatit negativ, krenaria për përfaqësimin e vendit mbetet e paprekur.

“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend!

“Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve.

“Nga ndeshja e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova gjithmonë në zemër!”, ka shkruar lojtari i Hoffenheimit.