Agim Ademi: 400 mijë persona kërkuan bileta

Interesim të jashtëzakonshëm shfaqën tifozët kosovarë për të parë nga afër finalen e “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka ngritur shqetësim duke kërkuar në mënyrë urgjente ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar. Ademi thotë se kërkesat ishin të larta në platformë…

Lajme

01/04/2026 20:51

Interesim të jashtëzakonshëm shfaqën tifozët kosovarë për të parë nga afër finalen e “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka ngritur shqetësim duke kërkuar në mënyrë urgjente ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar.

Ademi thotë se kërkesat ishin të larta në platformë duke potencuar se rreth 400 mijë persona shprehën interesim për një biletë në finalen Kosovë-Turqi.

Duke folur për pritjet dhe objektivat që nuk u realizuan, i pari i FFK-së pranoi se ëndrra ishte shumë afër, por mungoi fati në momentet vendimtare.

Kreu i FFK-së, konfirmoi se trajneri Franco Foda do të vazhdojë të mbetet në krye të ekipit.

Ademi gjithashtu vlerësoi angazhimin e lojtarëve dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve në ndeshjen që Kosova e humbi ndaj Turqisë, të martën mbrëma.