Konjufca e diplomati danez diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen. MPJD-ja ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. “Po ashtu, u diskutua…
Lajme
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
MPJD-ja ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Po ashtu, u diskutua edhe për planin e Danimarkës për hapjen e një ambasade në Tiranë, e cila do të mbulojë edhe Republikën e Kosovës, si një hap që pritet të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Danimarkës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për media nga Ministria e punëve të Jashtme dhe diasporës, për takimin që ka pasur kryediplomati Konjufca me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës.