Zyra e Kryeministrit nënshkruan kontratë për furnizim me klima

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk do ta ketë fare problem ndryshimin e motit. Kjo pasi që kjo zyrë tashmë e ka nënshkruar kontratën për blerjen dhe montimin e kondicionerëve të ri. Për këtë tender, institucioni që udhëhiqet nga Albin Kurti ka ndarë një shumë prej rreth 4 mijë e 500 euro. Sipas dosjes, vlera…

Lajme

01/04/2026 19:04

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk do ta ketë fare problem ndryshimin e motit.

Kjo pasi që kjo zyrë tashmë e ka nënshkruar kontratën për blerjen dhe montimin e kondicionerëve të ri.

Për këtë tender, institucioni që udhëhiqet nga Albin Kurti ka ndarë një shumë prej rreth 4 mijë e 500 euro.

Sipas dosjes, vlera e kontratës ka qenë 5 mijë e 800 euro, por atë e ka fituar kompania që ka ofruar një çmim më të ultë, përkatësisht shumën prej 4 mijë e 330 euro.

Nga pesë kompani sa kanë aplikuar, tenderin e ka fituar operatori ekonomik “Eor Group SH.P.K.” dhe kontrata është nënshkruar me 1 prill.