Kur do të jenë ndeshjet e radhës të Kosovës dhe shorti për Euro 2028?

Kombëtarja e Kosovës ishte vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në një Kampionat Botëror. Për fatin tonë të keq, “Dardanët” pësuan minimalisht 0:1 në Prishtinë nga Turqia, duke mbetur kësisoj jashtë Botërorit. Ndërsa, ndeshjet e radhës zyrtare, Kosova i luan në muajin shtator. Më 24 shtator në “Fadil Vokrri”, Kosova do të ndeshet me Irlandën…

Sport

01/04/2026 17:27

Kombëtarja e Kosovës ishte vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në një Kampionat Botëror.

Për fatin tonë të keq, “Dardanët” pësuan minimalisht 0:1 në Prishtinë nga Turqia, duke mbetur kësisoj jashtë Botërorit.

Ndërsa, ndeshjet e radhës zyrtare, Kosova i luan në muajin shtator. Më 24 shtator në “Fadil Vokrri”, Kosova do të ndeshet me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga B. Tri ditë më vonë, do të udhëtojë për t’u ndeshur me Austrinë.

Përgjatë muajve tetor dhe nëntor, Kosova do t’i ketë edhe katër ndeshje tjera në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, më 6 dhjetor, do të jetë shorti për kualifikimet për Kampionatin Europian 2028, me ndeshjet që do të nisin nga marsi i 2027-tës.