Prokuroria nis hetimet pas sulmeve kibernetike ndaj mediumit “Vox Kosova”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pasi kanë pranuar informatë në lidhje me sulme kibernetike ndaj mediumit “Vox Kosova”, që ka rezultuar me mbylljen e llogarive të tij në rrjete sociale, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. Prokuroria ka thënë se këto veprime përfshijnë grumbullimin dhe sigurimin e provave…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pasi kanë pranuar informatë në lidhje me sulme kibernetike ndaj mediumit “Vox Kosova”, që ka rezultuar me mbylljen e llogarive të tij në rrjete sociale, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.
Prokuroria ka thënë se këto veprime përfshijnë grumbullimin dhe sigurimin e provave relevante, si dhe identifikimin e personave të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në këto sulme kibernetike.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe në garantimin e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë të Prokurorisë. /Lajmi.net/