Mbi 1 mijë e 600 gjoba për një muaj, “ndëshkohet” shpejtësia në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë marsit ka shqiptuar 1633 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara. Në një njoftim bëhet e ditur se ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e zhvilluar nga data 16…
Lajme
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë marsit ka shqiptuar 1633 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.
Në një njoftim bëhet e ditur se ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e zhvilluar nga data 16 deri më 28 shkurt, me moton:“Mos e mat jetën me kilometra në orë.”
Policia e këtij qyteti njëherësh i ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut.
“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”.