Hamza i shkruan letër Osmanit: Emëroni pa vonesë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ, mosveprimi është shkelje kushtetuese
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka dërguar letër Presidentes Vjosa Osmani, duke kërkuar emërimin pa vonesë të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në letrën e tij, Hamza thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KO81/26 “ka sqaruar përfundimisht çdo paqartësi”, duke nënvizuar se përfaqësimi i PDK-së me…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka dërguar letër Presidentes Vjosa Osmani, duke kërkuar emërimin pa vonesë të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në letrën e tij, Hamza thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KO81/26 “ka sqaruar përfundimisht çdo paqartësi”, duke nënvizuar se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në KQZ është “e drejtë kushtetuese dhe jo çështje interpretimi politik”, transmeton lajmi.net.
Ai paralajmëron se “mosveprimi në këtë fazë do të përbënte shkelje të rendit kushtetues” dhe i bën thirrje Presidentes që të veprojë në përputhje me Kushtetutën për të garantuar funksionimin demokratik dhe integritetin e KQZ-së.
Komunikata e plotë:
Kryetari Hamza i shkruan Presidentes Osmani: Emëroni pa vonesë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ, mosveprimi është shkelje kushtetuese
Prishtinë, 1 prill 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dërguar një letër zyrtare Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke kërkuar që të procedohet pa vonesë me emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë letër, Kryetari Hamza thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin KO81/26 ka sqaruar përfundimisht çdo paqartësi lidhur me këtë çështje, duke konfirmuar se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në KQZ është një e drejtë kushtetuese dhe jo çështje interpretimi politik.
Sipas tij, mosveprimi në këtë fazë do të përbënte shkelje të rendit kushtetues dhe do të krijonte precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të institucioneve në vend.
Ai i bën thirrje Presidentes Osmani që të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke garantuar respektimin e të drejtave të subjekteve politike dhe integritetin e KQZ-së./lajmi.net/