Digjet një veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga flakët sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, por fatmirësisht askush nuk pësoi lëndime. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për lajmi.net se dëmet materiale në automjet janë të konsiderueshme. “Njësitet e stacionit policor të Novobërdës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para rezulton se…

Lajme

01/04/2026 13:14

Një veturë është përfshirë nga flakët sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, por fatmirësisht askush nuk pësoi lëndime.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për lajmi.net se dëmet materiale në automjet janë të konsiderueshme.

“Njësitet e stacionit policor të Novobërdës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para rezulton se nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale në automjet janë të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe zjarrfikësit. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit”, tha Hashani. /Lajmi.net/