Zona Ferizaj-Bibaj pa energji elektrike, KEDS thotë se është pasojë e mungesës së kapaciteteve nga KOSTT: Transformatori jashtë funksionit
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se në zonën Ferizaj-Bibaj, mungesa e energjisë elektrike është shkaktuar nga mungesa e kapaciteteve nga KOSTT. Ata kanë thënë se transformatori T3 në TS Bibaj është jashtë funksionit që nga data 13 mars 2026, duke shkaktuar mungesë energjie në zonë. “Për të zbutur situatën, KEDS ka…
Lajme
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se në zonën Ferizaj-Bibaj, mungesa e energjisë elektrike është shkaktuar nga mungesa e kapaciteteve nga KOSTT.
Ata kanë thënë se transformatori T3 në TS Bibaj është jashtë funksionit që nga data 13 mars 2026, duke shkaktuar mungesë energjie në zonë.
“Për të zbutur situatën, KEDS ka ndërmarrë disa masa:
- Përdorim të lidhjeve alternative për furnizim të konsumatorëve.
- Vendosje të dy transformatorëve shpërndarës (8 MVA secili).
- Forcim të fijeve të kabllove për rritje të përkohshme të kapacitetit”, ka njoftuar KEDS.
Pavarësisht kësaj, KEDS ka thënë se këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përballuar ngarkesën e krijuar.
“Në orët e pikut (17:00–00:00) mund të ndodhin kufizime të furnizimit deri në 8 MW në disa zona, sidomos në NS Bibaj dhe NS Kastrioti. KEDS ka kërkuar nga KOSTT ndërmarrjen e të hapave konkretë për zëvendësimin e kapacitetit të humbur transmetues prej 40 MVA, pasi në të kundërtën situata vetëm e përkeqësuar e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet edhe më tej”, ka njoftuar KEDS. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: