Shëndriti inskenon largimin e Brikenës nga Big Brother, Mateo reagon i shqetësuar

Një mbrëmje e qetë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një situatë plot tension, pas një shakaje të organizuar nga banorët. Në kuadër të Ditës së Gënjeshtrave (1 prilli), ata vendosën të testojnë reagimin e Mateos, duke krijuar një skenar që dukej serioz dhe shqetësues. Ndërsa ai po flinte, Shëndriti…

ShowBiz

01/04/2026 12:41

Një mbrëmje e qetë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një situatë plot tension, pas një shakaje të organizuar nga banorët.

Në kuadër të Ditës së Gënjeshtrave (1 prilli), ata vendosën të testojnë reagimin e Mateos, duke krijuar një skenar që dukej serioz dhe shqetësues.

Ndërsa ai po flinte, Shëndriti e zgjoi papritur dhe i tha me seriozitet se Brikena po largohej nga shtëpia

Mateo u kap nga paniku dhe reagoi menjëherë, pa pasur kohë të kuptonte çfarë po ndodhte.

Pas pak, u zbulua se gjithçka ishte një rreng për 1 prill.

“Jo se nuk del ajo”, tha fillimisht banori.