Mjeku jep detaje lidhur me kontratat për shërbime në KRU “Prishtina”
Rreth 100 kontrata për shërbime me KRU “Prishtina” po nënshkruhen në një ditë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, në një intervistë në emisionin “Fol me Arin”. Ajo tha se në qoftë se konsumatorët nuk i nënshkruajnë këto kontrata, do të mbesin pa shërbime të KRU “Prishtina”. “Ne kemi filluar…
Lajme
Rreth 100 kontrata për shërbime me KRU “Prishtina” po nënshkruhen në një ditë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, në një intervistë në emisionin “Fol me Arin”. Ajo tha se në qoftë se konsumatorët nuk i nënshkruajnë këto kontrata, do të mbesin pa shërbime të KRU “Prishtina”.
“Ne kemi filluar me shpërndarjen e kontratave për shërbime, por ka edhe një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve që po drejtohen në pikat e shitjes të KRU ‘Prishtina’ dhe do të shkojnë deri në konsumatorin e fundit, sepse çdo konsumator që merr shërbime duhet të kenë kontratë”, u shpreh Mjeku.
“Brenda një dite po nënshkruhet afërsisht rreth 100 kontrata për shërbime me konsumatorë. Është numër i kënaqshëm, por duhet edhe më shumë të inkurajohen këta konsumatorë, sepse nëse nuk nënshkruhen këto kontrata do të ofrohet një afat 10-ditor dhe do të shkyçen shërbimet”, tha ajo.