Tifozi kosovar hodhi flamurin kombëtarë në tokë, futbollisti turk e ngre dhe ia dorëzon Rashicës

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 0-1 nga Turqia në finalen e Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botërorë. Pas ndeshjes një tifozë u fut në fushë me flamurin kombëtar duke mbajtur në krahë. Por për një moment ai e gjuajti në tokë atë për të bërë foto me Milot Rashicën. Ishte mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim…

Sport

01/04/2026 12:29

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 0-1 nga Turqia në finalen e Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botërorë.

Pas ndeshjes një tifozë u fut në fushë me flamurin kombëtar duke mbajtur në krahë.

Por për një moment ai e gjuajti në tokë atë për të bërë foto me Milot Rashicën.

Ishte mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardarkci i cili e mori flamurin nga toka dhe ia dha Milot Rashicës.

Sulmuesi dardan pastaj e paloi flamurin dhe ia dha një pjesëtari të staidumit.

Mbrojtësi turk bëri një gjest të mirë pasi tifozi i papërgjegjshëm, përveç se hyri në stadium e përdhosi edhe flamurin kombëtar.